Këta janë titujt kryesorë të mediave italiane për fitoren e Shqipërisë ndaj Maqedonisë (Foto)

Mediat kryesore italiane kanë raportuar për fitoren e Shqipërisë ndaj Maqedonisë në kuadër të xhiros së parë të eliminatorëve për Botërorin “Rusia 2018”.
Shqipëria fitoi me rezultat 2-1 në një ndeshje e cila dje u zhvillua mbrëmë për vetëm 75 minuta pasi që u detyra të ndërpritej e pastaj të shtyhej për sot për shkak të stuhisë, përcjell Express.

Pas vazhdimit të 15 minutave të mbetur sot, Shqipëria fitoi në saj të golit të Bekim Balajt të shënuar në minutën e 98’.

Tuttosport ka nisur artikullin me këtë titull: “Rusia 2018. Shqipëria – Maqedonia 2-1. De Biasi buzëqesh me Balajn,”.

capturewgheh_1473170162-1678500

Ndërkaq, Gazzetta.it e nis artikullin me titullin: “Shqipëria – Maqedonia 2-1 feston në minutën e 98’ dhe mban hapin me Italinë.”

gh_1473170217-1489753

Dhe Corrieredellosport.it që e nis shkrimin e saj për Shqipërinë me titullin: “Kualifikimet për Rusia 2018: Shqipëria – Maqedonia 2-1. Balaj pas stuhisë.”

heh_1473170156-101125

Temat
Botë

Të afërta