Kelmendi i vendosur t’i bëj bashkë liderët, rinis iniciativën (Video)

Ramiz Kelmendi, deputet i pavarur ka deklaruar se paqartësia ndaj Demarkacionit po i shkon edhe për shtati disa liderëve.

Ai ka akuzuar edhe ekspertet se janë të paqartë sa i përket këtij fenomeni, se shpesh ata po i brengosë edhe qëndrimi ndaj liderëve dhe subjekteve të tyre politike.

Kelmendi ka thënë se për hir të qytetarëve dhe për hir të së ardhmes, praktikisht duhet me u gjet një zgjidhje, pasi ekspertët duhet me lënë gjuhën e urrejtjes, sharjet dhe ofendimet dhe me gjet një përafrim.

Ai ka treguar se ka pas edhe një takim me liderin e Nismës, Fatmir Limaj, i cili është për me pas një tryezë për ekspertët për me arrit deri te një kompromis. Ai ka thënë se ka me vazhdua ende me i takua liderët e vendit për me pas edhe një përafrim rreth Demarkacionit.

Ramiz Kelmendi në Rrokum ka theksuar se, sa ma shpejt që të takohen liderët mes vete, aq ma pak ka me pas acarime dhe ofendime mes vete. Ai konsideron se vendi nuk duhet me shkua në zgjedhje.

Kelmendi po ashtu ka thënë se nesër ka me vazhdua takimin me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj, dhe pastaj edhe me Vetëvendosjen.

“Po dua që deputetet e Kuvendit me ngritë dorën për ose kundër në bazë të fakteve por jo në bazë të emocioneve e shantazheve të ndryshme në emër të tradhëtisë”, ka deklaruar Kelmendi.

Kelmendi ka thëne se, sot, 32 mijë qytetarë kërkojnë vende pune, duke thënë se vetëm 9 mijë munden me gjete pune, derisa 22 mije pensionohen dhe vdesin para kohe pa punue asnjihere. Ai ka thane se me rritjen ekonomnike vetem prej 3 %, femite tane kane me jetue shume ma keq se sa na, tue shtue se na duhen 90 vjet me nxane Europen.

Simbas tij, asht fatkeqesi per vendin qe problemet politike kane bllokue edhe proceset e punes dhe zhvillimet e pergjithshme ekonomike.

Temat
Vend

Të afërta