Ja çfarë u kërkoi Beyonce miqve për ditëlindje

Kur Beyonce u kërkon mysafirëve të saj, që për ditëlindje të duken si yje roku të viteve të 70-ta, ata e marrin shumë seriozisht.
Mbretëresha Beyonce, sapo ka mbushur 35 vjet, por ishte e hëna dita që ajo kishte zgjedhur të organizonte një ndejë të madhe në New York në Hotelin Nomad, shkruan TMZ.

Të gjithë yjet që ajo kishte ftuar, dukeshin si legjenda të muzikës Rock të viteve të 70-ta e ishin të gatshëm të festonin fort.

Disa nga ishin reperi Diddi dhe e dashura e tij Cassie, Kendrick Lamar, Usher, Michelle Williams, Kelly Rowland dhe Alicia Keys, me një fjalë e gjithë “kllika” e saj.

Dhe sigurisht, Jay Z ishte krah saj.

E Beyonce, dukej si një mbretëreshë e vërtetë, duke ua kujtuar të gjithëve se për kë po festonin.

Temat
Showbiz

Të afërta