Besnik Hasi te Kosova? Ja çfarë thotë Fadil Vokrri

Favoriti i Fadil Vokrrit, kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, ishte dhe mbetët trajneri aktual i përfaqësueses Fadil Bunajki.

I pyetur nëse Besnik Hasi, mund t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës në Futboll, ai ka thënë se tashmë e ka bërë publik qëndrimin e tij karshi kësaj çështjeje.

Vokrri këtë deklaratë e ka bërë në emisionin Zona B, ku ka thënë se pret rezultate nga Bunjaki.

“Besnik Hasi është duke punuar në Poloni pas një pune të suksesshme, e bëri kampion Anderlechtin, por secili duhet ta pres rastin. E kam thënë dhe vazhdoj të qëndroj prapa kësaj, që Albert Bunjaki duhet të jetë trajneri i Përfaqësueses së Kosovës dhe nga ai presim rezultate”, ka deklaruar Vokrri në emisionin Zona B.

Temat
SportVend

Të afërta