Behrami kishte menduar të tërhiqej nga Zvicra

Valon Behrami, mesfushori kosovar, ka zbuluar se ishte afër pensionimit nga futbollit ndërkombëtar pas eliminimit nga Polonia në Euro 2016.

Mesfushori kosovar Valon Behrami pranon se kishte shqyrtuar mundësinë që të tërhiqet nga përfaqësuesja e Zvicrës pas Evropianit “Francë 2016”.

Zvicra kishte pësuar në 1/8 e finales nga Polonia pas penalltive, dhe Behrami thotë se zhgënjimi ishte tepër i madh.

Por, ishte vajza e tij ajo që e bindi të vazhdonte edhe më tutje. Behrami me Zvicrën luan që nga viti 2005, dhe në total ka 70 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.

“Pas humbjes në 1/8 e finales të Evropianit nga Polonia mendova të mos vazhdoj më. Në Francë ne humbëm një mundësi të madhe dhe zhgënjimi ishte edhe më i madh. Doja të largohesha nga përfaqësuesja si për arsye të zhgënjimit, por edhe për arsye fizike”, ka deklaruar Behrami në një intervistë për “rsi.ch

“Por, me të shkuar në shtëpi, vajza më tha: ‘baba, do të provojmë herën tjetër’, dhe kjo më nxiti një ndjenjë të madhe dhe një dëshirë për t’i dhënë asaj kënaqësinë që të më shoh në fushë edhe në një kupë të botës”, ka theksua ai.

Temat
Sport

Të afërta