Veseli: Urime nxënës, ju jeni e ardhmja e Republikës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar nxënësit për ditën e parë të shkollës.

Veseli u ka uruar shëndet e suksese, ndërkaq ka deklaruar se ata janë e ardhmja e Republikës së Kosovës.

“Sot është dita më e lumtur për mijëra nxënës që për herë të parë do të shkojnë në shkollë. Uroj të gjithë fatosët, nxënësit dhe prindërit në ditën e parë të vitit të ri shkollor në Kosovë. Paçi shëndet dhe shumë suksese! Ju jeni e tashmja dhe e ardhmja e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Veseli.

Kadri-Veseli-650x358

Temat
LajmeVend

Të afërta