UEFA: Një moment që Kosova s’do ta harrojë kurrë

UEFA i ka dedikuar Kosovës një postim të veçantë në faqet e saj në rrjetet sociale, Facebook dhe Twitter.

“Një moment që Kosova nuk do ta harrojë kurrë” – kështu e ka vlerësuar shtëpia e futbollit evropian golin e parë që shënoi Kosova në një ndeshje zyrtare.

Kosova barazoi 1-1 me Finlandën si mysafire, duke marrë pikën e parë në kuadër të Grupit I në kualifikimet për Kupën e Botës 2018. /Express/

uefakos_1473108512-2977488

Temat
SportVend

Të afërta