Udhëton nga New Yorku në Finlandë për ta parë Kosovën (Foto)

Sani Nezaj ka bërë mijëra kilometra udhëtim për të arritur në Turku të Finlandës. Arsyeja është debutimi historik i Kosovës në ndeshje kualifikuese.

Ai nuk ka përtuar të bëjë një udhëtim maratonik, vetëm për të parë nga afër Kosovën. Por, edhe pse ka bërë gjithë këtë udhëtim, ai nuk e ka të sigurtë inkuadrimin në stadium, pasi nuk ka biletë. Për këtë, po përkujdeset FFK, që t’ia sigurojë një të tillë.

“Prej vitesh jetoj në New York dhe këtë ditë e kam pritur gjatë. Është një ëndërr që po më realizohet. Gjithnjë kam ëndërruar ta shoh Kosovën në një ndeshje të tillë dhe tani kam ardhur këtu”, thotë Nezaj për Gazetën Olle.

“Biletë nuk kam siguruar ende, por besoj se do të gjejë ndonjë”, shton tifozi nga Gjakova, që është rreth të 50-tave.

Krahas tij, priten tifozë shqiptarë edhe nga vendet tjera Skandinave, si Norvegjia e Suedia, të cilët sipas shqiptarëve në Turku kanë siguruar bileta për ta.

tifozi

Temat
BotëSport

Të afërta