Thaçi: Papa planifikon vizitë në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se gjatë takimit që pati dje me Papa Françeskun, ky i fundit i ka thënë se planifikon të vizitojë Kosovën.

Thaçi nuk ka theksuar nëse Ati i Shenjtë do të ndërmarr njohjen e pavarësisë së Kosovës, por ka thënë se ai është gati për njohjen e realitetit në Ballkan, transmeton lajmi.net

“Dje pata audiencë private me Papa Françeskun, me të cilin përsëri reflektuam për rolin e Kosovës për paqe në Ballkan dhe rolin e Shën Terezës për paqe në botë. Ati i Shenjtë më njoftoi edhe për planet e tij për të vizituar Kosovën dhe për njohjen e realitetit në Ballkan.

Si president i vendit dhe i popullit të Shën Terezës, ndjehem pafundësisht krenar”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Temat
LajmeVend

Të afërta