Rita Ora rrëfen si është të jesh refugjat (Video)

Këngëtarja kosovare Rita Ora, në kuadër të një fushate për ndihmë refugjatëve në mbarë botën ka rrëfyer eksperiencën e saj dhe të familjes së saj si refugjatë të ikur nga Kosova.

Në videon e shpërndarë në kanalin Youtube Rita tregon se kur ajo ishte 1-vjeçare ajo dhe familja e saj u larguan nga vendlindja e saj Prishtina në prag të luftës dhe shpëtuan në Britani.

Ajo tregon se si prindërit e saj kanë punuar dhe familja e saj tashmë ka biznese. “Unë jam refugjate”, thotë me krenari Rita.
Rita kurrë nuk e ka mohuar eksperiencën e saj dhe shumë shpesh nëpër emisione të ndryshme ka rrëfyer se si nga situata e pa përshtatshme në Kosovë ata janë detyruar të ikin jashtë vendit.

Temat
Showbiz

Të afërta