Nuk do ta besoni pse është gjobitur ky shofer

Mund të duket e pabesueshme, por një drejtues mjeti në Rusi është gjobitur për shkak të hijes së makinës së tij.

Ai u gjobit për akuzën se kishte kaluar vizën ndarëse në rrugën Ring të Moskës, më 25 Gusht.

Megjithatë, në pamjet e kapura nga kamerat e trafikut, duket qartë që e vetmja që ka bërë “shkelje” është hija e mjetit të tij.

“Kamerat duan që të paguajmë gjoba edhe nëse është hija e makinës ajo që thyen rregullat e qarkullimit”, shkruajti ai në ëebsite “drive2.ru”, ndërsa postoi edhe foton që shihni më lart.

Siç shkruan “The Independent”, shoferi bëri një ankesë në polici dhe kjo e fundit premtoi se do të anulonte gjobën dhe i tha se bëhej fjalë për një defekt teknik./tvklan/

Temat
Fun

Të afërta