Messi trondit Barcelonën: Dua të luaj për këtë skuadër

Lionel Messi, ylli i Barcelonës, ka përsëritur edhe një herë dëshirën për tu transferuar te skuadra e fëmijërisë, Newell’s Old Boys.

Ylli argjentinas, Lionel Messi e ka një lajm të keq për tifozët dhe drejtuesit e Barcelonës. Ai ka zbuluar se nuk do të pensionohet në Camp Nou.

A ka paralajmëruar se dëshiron të luaj për klubin e fëmijërisë, Newell’s Old Boys, para përfundimit të karrierës.

“Unë do të dua të rikthehem atje. Kjo është diçka që unë kam dashur gjithmonë, sepse ajo ishte ëndrra ime si një fëmijë”, ka deklaruar Messi, përcjell Express.

“Natyrisht jeta ime filloi të ndryshojë dhe shkoi nëpër një rrugë, por unë nuk kam asnjë keqardhje. Unë dua të luaj në futbollin argjentinas dhe në Newell-s, ku jam rritur”, ka theksuar ai.

Messi është pjesë e Barcelonës që nga viti 2001, derisa ka kontratë të vlefshme me këtë klub deri në verën e vitit 2018. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta