Mediat serbe shkruajnë për vendimin e FIFA’s për Kosovën (Foto)

Mediave serbe nuk u ka ikur as vendimi i FIFA’s për Kosovën, ku ka lejuar katër lojtar të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen e cila do të zhvillohet sot me Finlandën.

Lojtarët që zyrtarisht u lejuan nga FIFA të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës janë Amir Rrahmani, Alban Meha, Milot Rashica dhe kapiteni Samir Ujkani, ndërsa në dyshim mbetën Valon Berisha dhe Herolind Shala të cilët presin të marrin dritën e gjelbër nga FIFA, ka shkruar Telegraf.rs.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Veritas Stadion” në Turqi, i cili ka kapacitetin e 9372 ulëseve.

telegraf_1473083752-8000047

Temat
Rajon

Të afërta