Mbyllet ura prej xhami në Kinë

Ura mbi kanionin Zhangjiajie (provincë e Hunan, Kinë), më e larta (300 metra) dhe më e gjata (430 metra) në botë që është e ndërtuar tërësisht prej xhami është mbyllur për publikun 13 ditë pas inaugurimit.

Sipas CNN, arsyeja është numri i lartë i vizitorëve. Struktura e projektuar nga arkitekti izraelit Haim Dotan, mund të përballojë deri në 8 mijë vizitorë në ditë, ndërkohë që brenda pak ditëve numri i vizitorëve ka qenë në mbi 80 mijë.

Ura u bë menjëherë nga vendet më tërheqëse të zonës pasi lejon të shijosh një panoramë fantastike poshtë saj, në sfondin prej xhami. Arkitektët e strukturës kanë siguruar se nuk ka asnjë problem sigurie, por fluksi i madh i vizitorëve ka shtruar nevojën e një menaxhimi më të mirë të situatës.

Ura-Kine-650x358

Temat
BotëFunLajme

Të afërta