Mavraj falet në xhami para ndeshjes me Maqedoninë (Foto)

Mërgim Mavraj, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, i është drejtuar xhamisë së Shkodrës për ta falur namazin e sabahut.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka postuar një foto në Facebook nga xhamia e Shkodrës.

Kosovari, në këtë xhami, ka falur namazin e sabahut, derisa së bashku me foton ka shkruar edhe një komente: “Fllad mëngjesi në Shkoder. I lumtur me caktimin e Zotit”.

Kombëtarja shqiptare, sonte nga ora 20:45, në Shkodër do të luajë ndaj Maqedonisë në kuadër të eliminatoreve për Botërorin 2018. /Express/

14225335_440241566146443_5404624978206548003_n

Temat
RajonSport

Të afërta