Kryeministri Mustafa u prit nga Papa Françesku

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, para fillimit të Meshës së djeshme për shenjtërimin e Nënës Terezë, është pritur nga Papa Françesku.

Kryeministri Mustafa e ka falënderuar përzemërsisht Atin e Shenjtë për mbështetjen e përhershme të tij dhe të Selisë së Shenjtë për Kosovën dhe për popullin e saj.

Kryeministri Mustafa ka shprehur krenarinë e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës për shenjtërimin e Nënës Terezë, duke e falënderuar Papa Françeskun për pritjen dhe respektin e ofruar për delegacionin e Kosovës në ceremonitë e organizuara me këtë rast.

Isa-Mustafa-1-635x358

pp_1472980696-7183205

14184349_1160898683980489_3121705715872499023_n

Temat
BotëLajme

Të afërta