Justin Biber keq me paratë! Një fans i paguan sanduiçin (Foto)

Ndodh edhe kështu!

Ai mund të jetë një nga personazhet publikë më të paguar nën moshën 30 vjeç, në të gjithë botën por kjo nuk do të thotë që të mos ketë probleme me paratë.

Këngëtari i hitit “Sorry” është skuqur në fytyrë pasi karta e tij nuk ka punuar në një dyqan në West Hollywood.

Bieber ka qenë duke blerë një sanduiç, katër shishe qumësht dhe biskota ndërsa e dashura Sofia Richie po e priste në makinën e tij.Sipas një burimi për MailOnline, Justin u turpërua pasi karta e tij nuk punonte dhe i duhej t’i kthente mbrapsht ato që kishte blerë.

Por për fatin e tij të mirë, aty ndodhej një nga fansat më të zjarrtë të 22 vjeçarit i cili u ofrua të paguante faturën e këngëtarit.

PAY-Justin-Bieber

Temat
Showbiz

Të afërta