Gashi kundërshton ankesën e Prokurorit: Ky rast vë në sprovë sistemin e drejtësisë

Avokati Tomë Gashi, ka kundërshtuar Prokurorin Abdurrahim Islami, për kërkesën e tij që tre të arrestuarit nga gjashtë të arrestuarit e Vetëvendosjes, të rikthehen në burg, pasi u liruan në arrest shtëpiak.

Prokurori Abdurrahim Islami bëri një ankesë në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të Gjykatës Themelore, e cila i la në arrest shtëpiak tre nga gjashtë të arrestuarit e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët u arrestuan pak ditë më parë për sulmin në Kuvendin e Kosovës.

Avokati i njërit nga të arrestuarit, Petrit Ademi, Tomë Gashi, konsideron se ankesa e Islamit është e pa bazë, pasi është bërë para se të vërtetohen dyshimet dhe arsyet se përse aktivistët ishin dashtë me qenë në paraburgim.

Gjithashtu avokati Gashi ka theksuar se ankesa do të shkojë në Gjykatë të Apelit dhe mbetet të pritet se çfarë vendimi do të merret nga kjo gjykatë.

“Por sidoqoftë ankesa shkon në Gjykatë të Apelit dhe të pritet nga Gjykata e Apelit se çfarë vendimi do të marrë”, ka shtuar Gashi për indeksonline.

Ndërkaq, në facebook Gashi ka shkruar se ky rast vë në sprovë sistemin e drejtësisë para opinionit publik dhe do të dëshmojë nëse gjyqtarët e Apelit janë të pavarur

“I vetmi ‘problem’ i të arrestuarve se përfaqësojnë Lëvizjen Vetëvendosje. Pushteti është duke tentuar ta keqpërdor pavarësinë e gjykatave për të arsyetuar se kinse opozita është radikalizuar aq shumë saqë ka filluar të kryejnë edhe akte terroriste”, ka shkruar Gashi.

Postimi i tij i plotë:

I gjithe opinioni publik e din se aktivistet e arrestuar jane te rinj me nje integritet te larte. Ata nuk jan anonim ne opinionin publik. Ata te gjithe, qe nje kohe te gjate jan persona publik me qendrime politike.

Te gjitha jan te edukuar dhe te diplomuar nga Universiteti i Prishtines, e Universitete prestigjioze te Evropes dhe SHBA’s.

I vetmi “problem” i tyre eshte se perfaqesojne Levizjen Vetevendosje!

Pushteti eshte duke tentuar ta keqperdor pavaresin e gjykatave per te arsyetuar se kinese opozita eshte radikalizur aq shume sa qe ka fillu te kryejn edhe akte terroriste.

Gjykata eshte sjell ne mat pozicion sa qe po ti lironte nga paraburgimi te gjithe te arrestuarit, aktivist te VETEVENDOSJES, do te perceptohej nga pushteti, se gjykata ka vepru kunder policis dhe prokuroris e cila qe nga arrestimi i tyre, me presion te madhe ka organizuar konferenca per media per ta bindur popullin e Kosoves se i ka zbuluar “terroristet”

Tani gjithqka eshte ne duar te Gjykates se Apelit, te presim dhe te shohim se sa te pavarur jan gjyqtaret e kesaj gjykate.

Ne besojm ne drejtesi te papolitizur. Perndryshe ky rast ve ne sprove te gjithe sistemin e drejtesise para opinionit publik.

Eshte e kjart qe keta aktivist te Vetevendosjes nuk kan te bejne fare me terrorism, mirepo, pushteti po mundohet qe ne gjdo menyre te demtoje levizjen Vetevendosje edhe duke i vene ne presion Prokurorite dhe Gjykatat e Republikes se Kosoves.

Temat
Vend

Të afërta