Fluturon, fluturon… Adriani (Video)

Adrian Gaxha është padyshim një nga djemtë më të pashëm të ekranit. Që në fillimet e tij, ai arriti të rrëmbente zemrat e shumë vajzave, që vlerësonin, stilin, pamjen, por edhe mënyrën sesi sillej. E të gjitha këto ishin dhe sekreti që bëri për vete dhe njërën prej imazheve më simpatike të ekranit, Luana Vjollcën.

Mirëpo, përpos të gjitha cilësive të dukshme, mesa duket dhe brenda Adrianit paska pak nga ai “djali i keq”, të cilit i pëlqen të rrezikojë. Të paktën, kjo gjë shfaqet në videon e fundit që ai ka postuar në profilin e tij në Instagram. Në një udhëtim në natyrë me miqtë, Adriani rrezikon pak më shumë seç duhet kur del nga dritarja e makinës në ecje dhe bën stërvitje. Veprimi në dukje qesharak dhe i guximshëm, është në fakt dhe shumë i rrezikshëm. Sido që të jetë, Gaxha tani mund të quhet ‘full options”. Kush nuk do ta donte një Step si tek “3 metri sopra il cielo?

Temat
Showbiz

Të afërta