Fjalët e Bunjakut pas barazimit të Kosovës me Finlandën

Albert Bunjaku është shprehur tejet i lumtur me pikën e marrë si mysafirë i Finlandës.

“Sot treguam se meritojmë përkrahjen dhe jam i kënaqur që morëm një pikë në këtë ndeshje”, ka thënë Bunajki për Super Sport Kosovën.

“Një lojë shumë e vështirë, e kemi ditur se Finlanda është ekip shumë i mirë, madje dihet çfarë probleme kemi pasur.

Këta djem e meritojnë këtë, kanë tregu që kanë të ardhme, janë lojtarë interesant për të ardhmen”, ka deklaruar Bunjaku pas ndeshjes për SuperSport Kosovën. /Express/

bu_1473108728-354491

Temat
SportVend

Të afërta