FIFA ia ka konfirmuar Kosovës 9 futbollistë.
Në pritje të konfirmimit të 6 futbollistëve kyç, Kosova e ka marrë një lajm tjetër pozitiv nga FIFA.
Institucioni që e drejton futbollin botëror, iu ka dhënë lejën për të luajtur për Kosovën lojtarëve si Fanol Perdedaj, Bersant Celina, Hekuran Kryeziu, Albert Bunjaku, Enis Alushi, Sinan Bytyçi, Vedat Muriç, Erton Fejzullahu dhe Elbasan Rashani, njofton “AFP”, përcjellë “Lajmi.net”.
Përgjigjen për futbollistët tjerë, FFK e pret gjatë dy orëve në vazhdim.