FIFA ia konfirmon katër lojtarë Kosovës

Më në fund vjen përgjigja e FIFA-s për lejen e futbollistëve kosovarë, për ndeshjen ndaj Finlandës.

Në këto momente, përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës janë njoftuar nga FIFA se Samir Ujkani, Milot Rashica, Amir Rrahmani dhe Alban Meha mund të luajnë kundër Finlandës, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Një lajm ky i jashtëzakonshëm për trajnerin Albert Bunjaku, që mund të llogaritë në këta futbollistë për ndeshjen që fillon sonte në ora 20:45.

14224869_824481791022392_4341856450092961747_n-1-650x358

Temat
SportVend

Të afërta