Ekskluzive: FIFA vendos për Shalën dhe Berishën

Pas vendimit për Bersant Celina, Amir Rrahmani, Sami Ujkani dhe Milot Rashica, FIFA edhe zyrtarisht ka bërë të ditur se Herolind Shala dhe Valon Berisha gjithashtu mund të luajnë për Kosovën kundër Finlandës
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Tashmë çdo gjë ka përfunduar, Kosova do të hyjë në fushë ndaj Finlandës me formacionin më të mirë të mundshëm.

Gjashtë lojtarët që ishin në dyshim për këtë ndeshje, edhe zyrtarisht kanë marrë leje nga FIFA dhe Albert Bunjaki tani ka disa orë kohë që të mendojë për formacionin më të mirë të mundshëm për sonte (20:45).

kos_1473083972-4974178

Temat
BotëSport

Të afërta