Celina ishte ndëshkuar me të kuq në miqësoren e fundit, a mund të luajë sonte?

Ju kujtohet ndeshja e fundit miqësore e Kosovës ndaj Ishujve Faroe? Në atë sfidë, Bersant Celina ishte ndëshkuar me karton të kuq.

E pikërisht ai karton i kuq ka bërë që në opinion të krijohet një hamendje nëse ka të drejtë të luajë Celina sonte apo jo.

Sipas rregullave të FIFA-s, kartoni i kuq në ndeshjet miqësore ndërkombëtare nuk përcillet në takimet me karakter kualifikues.

x240-lOT

Në këtë mënyrë, Celina është i gatshëm dhe pritet të luajë nga minuta e parë.

Ai e ka parashikuar me një rezultat interesant ndeshjen Finlandë-Kosovë. Parashikimin e Celinës mund ta lexoni duke klikuar këtu.

Temat
SportVend

Të afërta