Brexit, ligjvënësit debatojnë peticionin mbi referendumin e dytë

Ligjvënësit britanikë do të debatojnë mbi peticionin publik, i cili kërkon mbajtjen e një referendumi të dytë mbi çështjen e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Debati ndjek peticionin “online” që i bënte thirrje qeverisë të zhvillonte votime të reja, duke qenë se pjesëmarrja në referendumin e qershorit ishte nën 75 për qind, ndërsa prej tyre vetëm 60 për qind e mbështetën vendimin për t’u larguar nga blloku evropian.

Qeveria britanike e ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së një referendumi të dytë, por ligjvënësit janë të detyruar të debatojnë mbi çdo peticion që merr mbi 100 mijë firma, ndërkohë që ky i fundit ka mbledhur 4.1 milionë të tilla.

Ministri i ngarkuar me çështjen “Brexit” tha përpara debatit të së hënës se “Brexit nuk nënkupton të bësh më të mirën e një pune të keqe. Por bëhet fjalë për gjetjen e mundësive të mëdha dhe emocionuese që rrjedhin nga vendi i ri që Britania mund të ketë në botë”.

brexit2a-Copy-2-624x358

Temat
BotëLajme

Të afërta