Blero dhe Tara tifozët më “të zjarrtë” (Foto)

Sonte (e hënë) të gjithë shqiptarët do ta kenë vëmendjen e tyre të kthyer nga dy ndeshjet spektakolare të futbollit, pasi këtë vit përveç Shqipërisë, do të luaj për herë të parë edhe Kosova, si debutuese në kualifikimet për botërorin 2018.
Kjo natë mesa duket ka tërhequr shumë edhe figurat e njohur publike nga fusha e artit, të cilët shumica prej tyre janë edhe adhurues të futbollit.

Këngëtari i njohur Blero ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një foto të vajzës së tij Tarës, e cila mbanë në dorë flamurin kombëtar, dhe mesa duket dëshira e saj është për të ndjekur sonte lojën Shqipëri-Maqedoni.

Por, dëshirë krejt të kundërt ka babai i saj, i cili ka treguar se ai dëshiron të shohë ndeshjen Kosovë-Finlandë, por nuk e di se si do t’ja bëjnë, mbase do t’i shikojnë të dyja ndeshjet herë pas here me kompromis.

tara_1473089964-3498392

Temat
Showbiz

Të afërta