Trajneri i Finlandës: Nëse do të ketë më shumë shqiptarë në stadium është çmenduri

Trajneri i Finlandës, Hasse Backe, nuk mund të besojë se nesër në ‘Veritas Stadium’ do të ketë më shumë shqiptarë.

“Më shumë shqiptarë? Nuk besoj, nuk është e mundur. Nëse ndodh kjo do të jetë çmenduri”, u përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve.

“E kam parë Kosovën duke luajtur kundër Shqipërisë dhe Ishujve Faroe. Ato ndeshje ishin miqësore. Pastaj pashë që morën një karton të kuq, janë skuadër e mirë”, tha Backe, shkruan Gazeta Olle.

Ai njeh edhe disa prej lojtarëve të Kosovës.

“E njoh Enis Alushin, Albert Bunjakun, Alban Pnishin, si dhe lojtarët tjerë që ende nuk dihet se a do të luajnë. Po ashtu e njoh edhe trajnerin e juaj”, shtoi ndër të tjera ai.

traj-650x358

Temat
SportVend

Të afërta