The Guardian: Kosova e gatshme të magjeps në Finlandë

Kosova për të disatën herë po merr vëmendjen e medieve të mëdha botërore këtë vit.

Pas pranimit në UEFA dhe FIFA, tani ka ardhur momenti që Kosova të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botërorë, ku përballet me Finlandën në udhëtim.

Kësaj ndeshje e cila është historike për Kosovën, i kanë kushtuar rëndësi mediet më të mëdha të botës, e në mesin e tyre edhe ‘The Guardian’, përcjell Lajmi.net.

‘The Guardian’ shkruan se Kosova është gati të magjeps në futboll, për kundër konfuzionit që ka me lojtarët, që pritet që nesër të marrin përgjigjen nga FIFA, për t’u paraqitur ndaj Finlandës.

“Kosova e gatshme të magjeps në Finlandë, përkundër konfuzionit me lojtarët”, është titulli i ‘The Guardian’, përcjell Lajmi.net.

Kjo situatë nuk është aspak e lehtë për trajnerin Albert Bunjaki, që formacionin startues të Kosovës, i duhet ta përgatisë të hënën pas orës 15:00, kur edhe merr përgjigjen e FIFA-s për gjashtë lojtarët.

Janë Alban Meha, Milot Rashica, Valon Berisha, Samir Ujkani, Herolind Shala dhe Amir Rrahmani, lojtarët që po presin përgjigjen e FIFA-s.eks

Temat
SportVend

Të afërta