Teologu kosovar i fesë islame: I nderuar me shenjtërimin e Nënës Terezë

Profesori në Fakultetin e Studimeve Islame në UP, Xhabir Hamiti, deklaron se kanonizimi i Gonxhe Bojaxhiut, e njohur tanimë në botë me emrin Mother Tereza, e nderon atë si shqiptar.

Teologu i njohur i fesë islame, i cili shpesh është përplasur me besimtarë islamë të vijës së ashpër, ka shkruar në Facebook se ndihet i nderuar me respektin dhe konsideratën më të lartë që po i bën Selia botërore katolike në Vatikan misionares dhe humanistes së shquar të shekullit të kaluar, me gjenezë shqiptare.

Ky është postimi i tij i plotë:

Kanonizimi i Gonxhe Bojaxhiut, e njohur tanimë në Botë me emrin Mother Theresa.

Si qytetar shqiptar, ndihem i nderuar me respektin dhe konsideratën më të lartë që po i bënë selia botërore katolike në Vatikan, misionares dhe humanistes së shquar të shekullit të kaluar, me gjenezë shqiptare.

Suksesi ynë individual shqiptar në botë, historikisht është shumë më i shquar sesa ai kolektiv. Uroj që në të ardhmen të jemi më të bashkuar për të mirën tonë të përbashkët.

Temat
LajmeVend

Të afërta