Rrahmani: Nesër na pret ndeshje shumë e vështirë

Amir Rrahmani pret një përballje të vështirë për Kosovën ndaj Finlandës.

Kosova nesër nis ciklin eliminator për Kampionatin Botërorë që në vitin 2018 organizohet në Rusi.

Mbrojtësi Rrahmani që ende nuk ka marrë lejen e FIFA-s për të luajtur nesër ndaj Finlandës, para gazetarëve deklaroi se ndeshjet e para janë gjithmonë të vështira, duke cekur se Kosova ka ekip të ri, por ata të rinj janë e ardhmja e Kosovës.

“Nesër do ta kemi shumë të vështirë. Është ndeshja e parë dhe fillimi gjithmonë është i rëndësishëm. Jemi shumë të rinj, jemi e ardhmja e Kosovës”, deklaroi Rrahmani.

rrh-650x358

Temat
SportVend

Të afërta