Rashica u përgjigjet atyre që e kritikuan për kalimin te Kosova

Milot Rashica ka folur për kalimin e tij nga Shqipëria te Kosova.

20 vjeçari që luan në Holandë te Vitesse, ishte ca i shumë njerëzve për zgjedhjen që bëri, duke u etiketuar jo pak herë si tradhtar.

Këto komente nuk i kanë bërë aspak përshtypje numrit 7 të Kosovës, që po pret përgjigjen e FIFA për ta nisur nga minuta e parë nesër ndeshjen ndaj Finlandës.

“Nuk më kanë penguar ato gjëra, unë kam bërë zgjidhjen time, ajo ishte zgjidhja ime personale, dhe ata që kanë folur për mua, janë njerëz që nuk kanë me çka merren”, ka deklaruar Rashica, përcjell Lajmi.net.

Ai po ashtu ka folur edhe për ndjenjën që po përjeton që po e vesh sërish fanellën e Kosovës.

“Është ndjenjë e mirë me vesh prapë fanellën e Kosovës, e kam veshur edhe para dy-tri viteve, por tash jemi të pranuar si gjitha shtetet tjera, dhe është një ndjenjë edhe më e mirë”.

Temat
SportVend

Të afërta