Pse nuk shkuan në Vatikan liderët shqiptarë të Maqedonisë? Flet Xhemal Ahmeti

Asnjë udhëheqës shqiptar nga Maqedonia nuk mori pjesë në shenjtërimin e Nënë Terezës sot në Vatikan.

Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së gjetën arsye të ndryshme për mosshkuarjen në Vatikan, mirëpo ata u kritikuan ashpër për këtë, shkruan lajmi.net.

Analisti i dhe publicisti i njohur, Xhemal Ahmeti, që jeton për kohësh në Zvicër, thotë se sot ndjehet i fyer.

“Unë jam shqiptar nga Dobërdolli i Maqedonisë dhe sot u ndjeva tepër i fyer. Primatët e atjeshëm gjetën lloj-lloj arsyesh pse nuk shkuan atje. Unë e di një të sigurt: janë pelena, pa dinjitet! Nuk e përfaqësojnë më askënd përveç disa falangave që financohen nga jashtë! S’kanë legjitimitet e jo se kanë vdekur shqiptarët atje – përkundrazi!”, ka shkruar Ahmeti.

14192585_1092395667493336_8504241667313519707_n-650x358

Temat
LajmeRajon

Të afërta