Pacolli harron akuzat ndaj Mustafës dhe Thaçit, krah për krah me ta në Vatikan (Foto)

Behgjet Pacolli vazhdon të jetë i pranishëm në të gjitha ngjarjet e mëdha që kanë të bëjnë me shqiptarët në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti.

Kreu i AKR-së, parti kjo jashtëparlamentare, ishte i pranishëm edhe në shenjtërimin e Nënës Terezë në Vatikan nga Papa Françesku.

I mbetur në opozitë, Pacolli vazhdimisht ka kritikuar dhe kritikon qeverinë e udhëhequr nga Isa Mustafa. Ai nuk e lë pa e kritikuar kohë pas kohe edhe presidentin, Hashim Thaçi, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, kjo duket që nuk i pengon atij që jetë në shoqërinë e Mustafës dhe Thaçit, siç bëri sot në Vatikan.

Ai u pa krah për krah me Mustafën, Thaçin dhe Veselin.

Kritikat duket se i ka më shumë si farsë, pasi që sot u dëshmua e kundërta.

Në një deklaratë të mëhershme, Pacolli pati thënë se Isa Mustafa e “ka fëlliq krejt”. “Zoti Mustafa, po t’i rikujtoj disa fakte, pasi që po flet për përgjegjësitë e pushtetit qendror dhe atij komunal. Unë opinionit publik po i tregoj kush është mafia. Zoti Mustafa, pikërisht për shkak të dyshimeve të bazuara dhe të rënda për korrupsion, në komunën e Prishtinës u arrestuan mbi 10 zyrtarë të lartë të inspektoratit. Miku im, pikërisht për shkak të dyshimeve të rënda për korrupsion, në prokurorinë e shtetit janë dërguar rreth 70 lëndë nga pasardhësit tuaj në udhëheqjen komunale, kundër jush. Fakti që 70 lëndë janë në prokurori, flet për punën tuaj në udhëheqjen e Prishtinës. Çfarë përgjigje tjetër kërkoni nga unë?”, kishte thënë Pacolli.

begjet-pakolli-1024x682

behgjet-Pacolli-650x358

Temat
BotëLajme

Të afërta