Ozil ka një kërkesë për Arsenalin

Mesut Ozil, mesfushori i Arsenalit, dëshiron që në sezonin e ri ta bartë fanellën me numrin 10.

Mesfuhsori gjerman, Mesut Ozil dëshiron që të marr fanellën me numër 10, që deri më tani e ka bartur Jack Wilshere, i cili u huazua te skuadra e Bournemouthi.

Ylli gjerman e ka bartur numrin 11 që kur ishte transferuar në Arsenal nga Real Madridi në vitin 2013.

Ai është shprehur se numri ka një rëndësi të madhe për të, pasi 10-shin e kanë bartur shumë legjenda të futbollit.

“Për mua numri ka një rëndësi të madhe. 10-shi është numri favoritë i imi pasi atë e kanë bartur legjendat e futbollit si Zinedine Zidane, Diego Maradona dhe Pele, dhe për këtë jam i lumtur”, ka thënë ai për Daily Express.

Temat
BotëSport

Të afërta