Nga e marta në Kosovë do të ketë mot vjeshtor

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se që nga e marta do të mbajë mot sikurse i vjeshtës.

“Fillimi i javës do të jetë me diell ,ku në pjesën e dytë të ditës do të krijohen kushte për vranësira të dendura të cilat në orët e vona do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat ditën e hënë do të lëvizin nga 12-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.

Nga dita e martë vendi ynë do të karakterizohet me një mot tipik vjeshtor me gjithë parametrat meteorologjik, reshje shiu ,ulje të vlerave të temperaturave maksimale nën vlerat e normales. Shtypja atmosferike do të shënoj ulje për 3-5 milibar.

Mot jostabil do të na shoqëroj për gjithë këtë periudhë të parashikimit, mirëpo nga dita e enjte serish pritet të ketë ngritje të temperaturave maksimale .

Temat
LajmeVend

Të afërta