Maqedonia mbërrinë në Shkodër

Pesë orë udhëtim për të mbërritur në Shkodër. Kjo është koha që i’u nevojit përfaqësueses së Maqedonisë, për udhëtimin drejt kryeqendrës së veriut të Shqipërisë.

Udhëtimi i ekipit maqedonas nisi nga Shkupi, për të kaluar në shtetin e Kosovës dhe për të hyrë më pas në kufirin shqiptar, me autobusin që u prit nga një eskortë e madhe e policisë dhe një automjet i konsullatës maqedonase.

Prej paradites së kësaj të diele, skuadra e Maqedonisë u akomodua në hotelin “Grand Europa” të Shkodrës, aty ku do të qëndrojnë deri paraditen e së martës.

Ndërsa prej orës 20:45, skuadra maqedonase do të zhvillojë edhe stërvitjen zyrtare në stadiumin “Loro Boriçi”, në orarin e ndeshjes së 5 Shtatorit.
untitled_1472987120-3681925

100586-slalom-niz-kosovo-kralski-vo-albanija-foto-658x378_1472986915-9309098-650x358

Temat
RajonSport

Të afërta