LDK-ja dhe VV-ja selfije nga Vatikani (Foto)

Politikanët e Kosovës të cilët nuk janë të paktë që po marrin pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë kanë patur mundësinë të njoftojnë veten edhe nëpërmjet fotografive-selfije që po i postojnë në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Express.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ndodhet sëbashku me kolegët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, Anton Çuni dhe Vlora Dumoshin ndodhet në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan. Abrashi ka gjetur rastin të bëjë edhe një fotografi-selfije me kolegët dhe ka njoftuar se se janë gati për një ditë të shënuar për shqiptarët dhe krejt njerëzit e vullnetit të mirë

“Gati për një ditë të shënuar për shqiptarët dhe krejt njerëzit e vullnetit të mirë. Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan është stërmbushur me njerëz në nderim të Nënës Terezë. Ajo i dha botës kuptimin më kulmor të humanizmit, bota po e nderon shenjtëreshën shqiptare.” shkruan Abrashi.

Por mësohet se edhe zyrtarët më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje po marrin pjesë në ceremoninë që po zhvillohet në Vatikan. Nënkryetari i këtij subjekti Dardan Sejdiu ka postuar një fotografi-selfi nga sheshi Shën-Pjetër sëbashku me kryetarin Visar Ymeri dhe deputeten Aida Dërguti.

Dërguti u shoqërua nga policia më 1 shtator për arsyen se iu gjet gaz lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi vetëm paraqitje në polici për deputeten e VV-së.

abi1_1472980810-1180682

abi_1472980894-6432952

Temat
LajmeVend

Të afërta