Kjo është mrekullia e Nënë Terezës

Rregullat strikte të Vaktikanit kërkojnë që për të arritur deri tek Shenjtërimit duhet të provohen dy mrekulli, mrekulli tashmë të provuara për Nënë Terezën, e cila u Lumturua në vitin 2003, hapi i parë drejt Shenjtërimit.

Asaj iu njoh shërimi i një gruaje nga India, e cila prej vitesh vuante nga një tumor akut në stomak. Që nga ajo kohë, Monica Besra, një grua e varfër, e cila jeton në një fshat të thellë të Indisë në kufi mes Bangladeshit, Nepalit dhe Butanit, u kthye në qendër të vëmendjes së gjithë opinionit publik, përfshirë këtu dhe debatet mes mjekëve dhe teologëve.

Por vetë ajo, rrefën për herë të parë për një televizion shqiptar, mrekullinë që Nënë Tereza ka bërë mbi të.

“Rreth 20 vite më parë u diagonostikova me tumor në stomak. Mora shumë mjekime, por nuk pata asnjë përmirësim. Më mbaruan të gjitha paratë me mjekime dhe doktorë. Më pas, një nga të afërmit e mi u lidh me Spitalin e Nënë Terezës dhe ai më këshilloi që të shkoja atje sepse ishte falas dhe kjo ishte arsyeja pse u drejtova atje”, rrëfen Monica.

Temat
Fun

Të afërta