Jul Deda ka një urim të veçantë për bashkëshorten e tij (Foto)

Ndërsa shumica e personazheve publik shqiptar kanë vendosur të postojnë lidhur me shenjtërimin e Nënë Terezës, Jul Deda ka pasur një arsye më tepër për të qenë më pranë një dite të shenjtë si kjo.

Juli ka treguar se si sot përpara 11 vitesh, ai dhe bashkëshortja janë betuar përpara Zotit, në një ceremoni në Kishën Katolike për dashuri të përjetshme.

“Kjo foto u shkrep 11 vjet më parë. Dialogu i asaj dite: Unë: A do të bëhesh bashkëshortja ime? Ti: Po. Unë: Gjithsesi e dija që do thoje PO, por duhej të të pyesja se ashtu e do rregulli. P.S: Të dua shumë” – ka përfunduar Jul Deda.

Sigurisht edhe pse një urim emocionues, Juli nuk e ka lënë pas as sot natyrën e tij plot humor, që duhet thënë se e bën shumë të pëlqyeshëm për publikun.

14182086_10210110374786465_44354743_n

Temat
Showbiz

Të afërta