Ja pse dy vëllezërit terrorizuan klientët e lokalit në Lushnje

Është zbardhur ngjarja e ndodhur në Lushnje, ku dy vëllezër kanë terrorizuar personat që ndodheshin brenda një lokali.

Policia tani ka bërë të ditur se ngjarja ka qenë një tentativë vjedhje me dhunë në një lokal, ndërsa policia e Lushnjes ka ndaluar 2 personat e dyshuar për këtë krim dhe 1 person tjetër për “moskallëzim krimi”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta të mëngjesit të sotëm në Lushnje, ndërsa policia bën të ditur se ka vënë në pranga dy personat e dyshuar, Arjan Tabaku, 49 vjeç dhe Andrea (Gazmend) Tabaku, 45 vjeç, të dy banues në lagjen “Çlirim” të Lushnjes. I arrestuar për moskallëzim krimi është Ilir Robo, 38 vjeç, banues në Lushnje.

Ndalimi i dy vëllezërve Arjan dhe Andrea Tabaku është bërë sese në bashkëpunim me njëri tjetrin, mëngjesin e sotëm kanë tentuar të vjedhin me dhunë në lokalin e shtetasin E. S., në lagjen “Loni Dhamo”.

Ndërsa Ilir Robo është ndaluar për veprën penale “moskallzim i krimit” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Dy vëllezërit kishin shkuar në lokalin e mësipërm dhe me kallashnikov kishin kërcënuar pronarin dhe klientët që ndodheshin aty, duke i bërë që të shtriheshin të gjithë përtokë.

Lushnje-650x358

Temat
LajmeRajon

Të afërta