Interpretimi i Rita Orës për Nënën Terezë (Video)

Vatikani sonte u shndërrua në një qendër shqiptare ku u mblodhën yjet më të rëndësishëm të trojeve tona, përveç politikanëve e prijësve fetarë në koncertin e madh në Bazilikën e Shën Palit në Vatikan, në vigjilje të shenjtërimit të Nënës Terezë, njëkohësisht 19 vjetorit të shuarjes së saj.

Përpos emrave të shumtë që i kënduan Nënës Terezë, si Inva Mula, Andi Bajgora, violinisti Shkëlzen Doli, këtë mbrëmje spikati edhe zëri i të famshmes Rita Ora, e cila interpretoi simbolin “What Child is this”, nën orkestrimin e Shpëtim Saraçit, interpretim që u dirigjua nga Bujar Llapaj.

Më poshtë ju sjellim interpretimin e saj:

Temat
Lajme

Të afërta