Erdogan: Qëndrim të njëjtë kundër të gjitha organizatave terroriste

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili ndodhet Hangzhu për samitin e G20-ës, është takuar me presidentin amerikan, Barack Obama dhe më pas u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Duke rikujtuar se me presidentin Obama ka biseduar në telefon pas tentativës së puçit më 15 korrik nga organizata terroriste Fetullahçi, Erdogan ka shprehur falënderimet ndaj presidentit Obama për mbështetjen e dhënë kundër tentativës së grushtit të shtetit.

“Partneriteti strategjik shumëvjeçar i Turqisë me SHBA-në është kthyer në një partneritet model. Ky partneritet model është në vazhdimësi dhe marrëdhënia mes dy vendeve është e veçantë dhe vazhdon duke u forcuar”, theksoi Erdogan.

“Padyshim që sulmet terroriste dhe veçanërisht tentativa e puçit, e ardhur pas këtyre në rajonin tonë, janë shumë domethënëse dhe ne si dy vende anëtare të NATO-s duhet të mbajmë një qëndrim të përbashkët kundër të gjitha ngjarjeve terroriste në botë. Është e pamundur që ne të qëndrojmë të heshtur përballë këtyre. Ne duhet të mbajmë të njëjtin qëndrim kundër të gjitha organizatave terroriste, sepse çdo lloj i tij është i dëmshëm, sepse çdo terrorist është i dëmshëm. Nuk mund të ketë terrorist të mirë dhe terrorist të keq”, shtoi ai.

Temat
BotëLajme

Të afërta