Edona James shokon duke i hequr komplet sytjenat live në TV (Foto)

Kujtim Shehu, e shëndërruar në Edona James po merr pjesë në reality shou-in e VIP-ve gjerman “Big Brother” dhe që në fillim ka marrë vëmendjen maksimale.

Ky shou ka nisur të premten në mbrëmje dhe është duke u shfaqur në televizionin gjerman SAT.1, shkruan lajmi.net.

Aty, Edona ka mahnitur me prezencën e saj dhe format trupore, por edhe duke u shprehur se gjatë kohës sa do të qëndrojë brenda do të zhvishet, e ajo nuk ka hezituar që në natën e parë t’i heq sytjenat.

“Jam Edona James. Jam beqare, 29 vjeçare dhe le te shohim se kush po hyn i bukur këtu brenda”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se tani me emrin Edona James, Kujtim Shehu nga Suhareka i cili ka thyer çdo barrierë sa i përket jetës së tij ka arritur kështu të bëhet shqiptari i parë që ka ndërruar gjininë.

e_1472972975-2913149

Temat
Showbiz

Të afërta