“Dardanët” mbërrijnë në Finlandë, zbulojnë banerin që do të hapin në stadium (Foto)

Tifozët e Përfaqësueses së Kosovës, Dardanët, kanë mbërritur në Finlandë.

Ata kanë postuar një fotografi pranë stadiumit Turku, aty ku nesër Kosova zhvillon ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Finlandës, duke filluar nga ora 20:45.

“Dardanët” po ashtu kanë zbuluar se edhe çfarë baneri do të hapin nesër në stadium.

Pritet që nesër në stadium për ndeshjen Finlandë – Kosovë, të pranishëm të jenë numër i madh i bashkatdhetarëve nga Kosova, që jetojnë në numër të madh në Skandinavi.

dar

Temat
BotëSport

Të afërta