CNN flet për veshjen unike të Nënës Terezës që e bëri të famshme në mbarë botën

Në një material të publikuar në prag të shenjtërimit të Nënës Terezës, CNN hulumton veshjen e veçantë të saj.

Fjala është për veshjen tradicionale indiane të quajtur sari, të cilën e ka modifikuar në ngjyrat bardhë e kaltër.

Kjo veshje ishte simbol i varfërisë, ndërsa murgesha shqiptare nuk donte të dallohej nga nevojtarët me rrobat e rëndomta të misionareve të krishtera.

Shenjtëresha shqiptare atë e veshi për herë të parë më 1948, për të mos e hequr kurrë nga trupi e për ta bërë sot simbol të mirësisë, shkruan BalkanWeb.

Në Indi sot prodhohen katërmijë sari të tillë për misionaret e rendit të Nënës Terezës, në 133 shtete të botës.

Nene Tereza_1

Temat
Lajme

Të afërta