Brenda Kishës në Letnicë, aty ku Shën Tereza vendosi t’i shërbejë botës (Foto)

Derisa e tërë vëmendja e shqiptarëve dhe e botës është përqendruar sot në Vatikan, një fshat i vogël në Kosovë, gumëzhinte nga besimtarët që i ishin drejtuar kishës.

Bëhet fjalë për fshatin Letnicë të Vitisë.

Në këtë fshat malor, sot ishte ditë shumë e veçantë, jo vetëm pse Nënë Tereza u shenjtërua nga Papa Françesku, por sepse nga aty, kjo grua me trup të vogël, por me zemër të madhe, mori vendim e saj jetësor.

Në këtë kishë, ajo iu betua Jezu Krishtit se do t’u shërbente më të varfërve prej të varfërve, raporton lajmi.net.

Kështu, në Kishën e Virgjëreshës Mari, ajo pati thirrjen për t’i shërbyer atyre që nuk i dëgjon askush, që nuk i njeh askush, që nuk i do askush. E ata ishin të varfrit.

Në atë kohë, ishte Agnesë Bijaxhiu.

Tani, pas 106 vjetësh nga lindja e saj, kur edhe u shenjtërua, banorët që sot kishin shkuar në këtë kishë, për t’u lutur, ndjenin diçka të veçantë ën shpirtin e tyre.

” Për ne është një ditë edhe me e rëndësishme sepse Nënë Tereza, nga kjo kishë e nisi rrugëtimin e saj të madh|, thotë për lajmi.net, një besimtar që këtë të diel erdhi në Kishën e Letnicës që të lutej.

Për Kosovare Gjonajn, ky vend e kjo kishë ka një vend të veçantë në zemrën e saj. “Më kanë treguar prindërit e mi se ajo ka ardhur shumë shpesh këtu në këtë kishë ku ka qëndruar nga një javë”, thotë Gjonaj.

“ Ajo çdo ditë nga 5 ose 6 orë ka qëndruar në këtë kishë duke u lutur”tregon ajo.

Përndryshe, sot me 4 shtator 2016, Nënë Tereza u shpall e shenjtë nga Papa Françesku në Vatikan.

14215406_10210479062873061_1837006685_o-650x358

14248018_10210479068793209_424615800_o-768x576

14247805_10210480019256970_144209417_o-768x576

14215319_10210479055312872_682947587_o-768x576

Temat
LajmeVend

Të afërta