Bale i bën kërkesë të pabesueshme Realit saqë i irriton bashkëlojtarët e vet

Uellsiani Gareth Bale ka kërkuar një rritje jashtëzakonisht të madhe të rrogës në kontratën e tij me Real Madridin.

Kjo gjë, sipas gazetës Sport, i ka irrituar lojtarët tjerë në dhomat e zhveshjes, përcjell Express.

Tani, 27-vjeçari është duke kërkuar hic më pak se 17 milionë euro në vit në “Santiago Bernabeu”.

Por, ish lojtari i Tottenham Hotspur momentalisht ka kontratë e cila nuk i skadon deri në vitin 2019, megjithëse shpreson se do të arrijë marrëveshje për kontratë të re me Realin.

Shumë nga bashkëlojtarët e tij raportohet se janë irrituar nga kërkesa e tij, sepse mendojnë se përformancat e tij nuk meritojnë një rritje të tillë të pagës, sipas Sport./Gazeta Express/

Temat
BotëSport

Të afërta