Arsenal – Mustafi, Lehmann nuk po mund t’iu besoj syve (Foto)

Jens Lehmann, ish portieri i Arsenalit, ka komentuar transferimin e Shkodran Mustafit nga Valencia te Arsenali.

Arsenali e transferoi Shkodran Mustafin nga Valencia, dy ditë para mbylljes së afatit kalimtar, për 35 milionë funte (mbi 41 milionë euro).

Shuma e shpenzuar nga klubi londinez për mbrojtësin shqiptarë e ka befasuar ish portierin e Arsenalit dhe Gjermanisë, Jens Lehmann.

Ai nuk po mund të besoj se si Arsen Wenger ka shpenzuar kaq shumë para për Mustafin, duke pasuar parasysh se francezi në të kaluarën ka hezituar të shpenzoj shumë para për lojtarë.

“Nuk jemi mësuar ta shohim Arsenalin duke shpenzuar për një mbrojtës 40 milionë euro. Unë jam i befasuar”, ka deklaruar Lehmann.

“Unë mendoj se Wenger është ndoshta trajneri më i suksesshëm në mbledhjen e parave për klubin. Ai ka marrë gjithmonë pjesë në Ligën e Kampionëve, duke blerë lirë dhe duke i shitur shtrenjtë”, ka theksuar ai. /Express/

untitled_1472969524-5109349

Temat
Sport

Të afërta