Aksidentet dhe ngjarjet kriminale që ndodhën brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e njarjeve kriminale dhe aksidentet në raportin e 24-orëve të fundit. Mësohet se këto 24 orë kanë ndodhur 16 aksidente me të lënduar dhe 29 të tjerë përfunduan pa lëndime, shkruan Gazeta Express.
RAJONI I PRISHTINËS

INCIDENTET KRIMINALE

SULM-LËNDIM I LEHTË TRUPOR Prishtinë, 03.09.2016-10:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dhe me një mjet të mprehtë viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET Fsh. Babush, Lipjan, 03.09.2016-07:00. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete: një kamion me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull K-Shqiptar dhe një Pezho me targa të Maqedonisë që drejtohej nga një mashkull Shqiptar Shtetas i Maqedonisë. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur nga pakujdesia e ngasësit të veturës Pezho i cili në mënyrë të pa sigurt ka kryer veprimin e tejkalimit me çrast ka goditur kamionin. Si pasojë e aksidentit ngasësi i veturës dhe dy pasagjere femra Shqiptare shtetase nga Maqedonia kanë pësuar lëndime të rënda, nga të cilat kanë ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimave është dërguar në IML për obduksion, ndërsa ngasësi i kamionit është dërguar në mbajtje.

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS Fsh. Dumnicë, Podujevë, 03.09.2016-22:10. Njësitet policore pas informatës për të shtëna me armë në një aheng familjar kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull K/Shqiptar kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit Walter cal-9mm, një karikator dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

VJEDHJE E VETURËS Rr. Zagrebit, Prishtinë, 03.09.2016-06:45. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të pa njohur i kanë vjedhur veturën VW Golf. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR ANP-Adem Jashari (NN) 02.09.2016-23:50. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë është arrestuar i kërkuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimit në burgun e Dubravës.

RAJONI I GJILANIT

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë e veçantë për të raportuar

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

RAJONI I FERIZAJT

Asgjë e veçantë për të raportuar

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë e veçantë për të raportuar

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

RAJONI I PRIZRENIT

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë e veçantë për të raportuar

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

RAJONI I PEJËS

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË FAMILJARE Pejë, 03.09.2016-00:20. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga djali i tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

SULM-KANOSJE Pejë, 01.08.2016-18:00. Është arrestuar me 03.09.2016 i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me datën e cekur kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare motrën e tij dhe më pas edhe ka kanosur viktimën femër K/Shqiptare-nënën e tij. I dyshuari ka pas një urdhër mbrojtës të lëshuar nga Gjykata që mos ti sulmoj dhe kërcënoj viktimat. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME Deçan, 03.09.2016-15:55. I dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën Opel Kadet me targa vendore nën ndikimin e alkoolit ka goditur veturën të cilën e drejtonte viktima mashkull shtetas i huaj. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një pasagjer mashkull shtetas i huaj, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR ANP-Adem Jashari (NN) 02.09.2016-23:50. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë është arrestuar i kërkuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës.

RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET KRIMINALE

PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM Rr. Mit’hat Frashëri, Gjakovë 03.09.2016-22:55. Njësitet policore pas informatës për të shtëna me armë në një aheng familjar kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar 39- gëzhoja dhe një fishek cal-7×65 mm, ndërsa i dyshuari mashkull K/Shqiptar, që dyshohet se ka shtënë me armë ka ikur nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ZJARRVËNIE Fsh. Morinë, Gjakovë, 03.09.2016-14:50. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se për arsye të pa njohura është përfshirë nga zjarri ushqimi i bagëtive. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME Rr. Gjergj Kastrioti, Malishevë 03.09.2016-11:40. I dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën Pezho nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën dhe godet një shtyllë elektrike për ndriçim. Si pasojë e aksidentit ngasësi i veturës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

RAJONI I MITROVICËS

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë e veçantë për të raportuar

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME Vushtrri 03.09.2016-14:00. I dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën Golf-V me targa vendore, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur një fëmijën- këmbësoren femër K/Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

RAJONI I MITROVICËS VERI

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë e veçantë për të raportuar

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë e veçantë për të raportuar

POLICIA KUFITARE

INCIDENTET KRIMINALE

KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT Leposaviq 03.09.2016-04:00. Njësitet policore kanë ndaluar nje automjet Kamion Mercedes me targa …-KS- …që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar së bashku me pasagjerin po ashtu i dyshuar mashkull K-Shqiptar. Të dyshuarit janë zënë duke kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme nëpërmjet rrugëve dytësore. Gjatë kontrollit në kamion janë gjetur dhe konfiskuar dy traktor IMT dhe disa mjete pune për bujqësi të përdorura, pa dokumentacion përkatës vlera e të cilave sipas të dyshuarit është rreth 6.670 euro. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë e veqante per raportim

STATISTIKAT E PERGJITHSHME

Aksidente fatale. 001

Aksidente me të lënduar. 016

Aksidente pa të lënduar. 029

Tiketa trafiku të shqiptuara. 613

Arrestime. 006

Në mbajtje. 004

Temat
LajmeVend

Të afërta