A do t’i ndryshohet emri sheshit “Nënë Tereza” në Prishtinë në “Shën Tereza”?

Nënë Tereza sot shpall shenjtore në një ceremoni që ngriti peshë zemrat e gjithë botës e veçanërisht shqiptarëve. Ceremonia e shenjtërimit në Vatikan, u shoqërua edhe me festë anembanë globit ku ka shqiptarë.

Nga sot, Nënë Tereza njihet zyrtarisht si Shën Tereza.

E në Prishtinë dhe në Tiranë ekzistojnë sheshe me emrin “Nënë Tereza”. Nuk dihet nëse tash këto dy sheshe do të ndërrojnë emërtimin nga “Nënë Tereza” në “Shën Tereza”.

Ndërkaq, mbrëmë në koncertin kushtuar Nënë Terezës kanë performuar artistët më të njohur shqiptarë në mbarë botën, si: Inva Mula, Ermonela Joho, Rita Ora, Shkëlzen Doli, Saimir Pirgu, si dhe sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi.

Temat
LajmeVend

Të afërta